Berisha: 11 maji fundi i narkokracisë! “Shqipëria Madhështore” do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë

Berisha: 11 maji fundi i narkokracisë! “Shqipëria Madhështore” do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi në Kuvendin e Shqipërisë, se zgjedhjet e 11 majit do të jenë fundi i narkokracisë. Berisha tha se, Shqipëria Madhështore’ e djemve dhe vajzave të shqiptarëve, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë.

“E tani çfarë do thoni. Prap do mbroni kukullën e Sorosit? Shqiptarët e morën vesh se çfarë përfaqëson Soros.

Edi Rama bëri gjithçka që me Sorosin të më shpallte non grata. E keni vënë re se nuk e përmend më atë fjalë.

Shkoni, ju lutem, shkoni e pyeteni pak ju zonja, thoni; o shef, o bos, pse nuk e thua dot atë fjalë më. Jo thuaje po deshe i thoni, por shkon e futet në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore.

Të gjitha këto, mendoj se është finalja e këtij parlamenti, është dita e fundit e tij dhe garantoj shqiptarët se, 11 maji është fundi i narkokracisë dhe paketa e dhembshurisë, e shpëtimit të çdo shqiptari nga varfëria ekstreme do të jetë javën e parë e gatshme për tu votuar.

Kam disa premtime për shqiptarët unë tani, se deri tani u mora me ju.

Sigurisht unë do të respektoj kodin e parlamentit, por vërteta është që mirë nuk është të flitet asnjë fjalë pa ardhur padrinoja këtu.

Pa ardhur padrinoja këtu sepse ka 2 muaj që nuk guxon të shkelë në parlament, ka dy muaj që flet me veten çdo mëngjes, sy në sy monolog dhe nuk takon dot një gazetar. Për arsye se mëkatet dhe krimet e kanë kapluar nga të gjitha anët.

Dhe tani thotë, Edi të thonë që je hajdut, por unë nuk jam hajdut, edhe fillon e thotë se, pse unë nuk kam vjedhur, se jam 2 metra i gjatë dhe thotë, ti je i pashpirt, jo unë jam me shpirt se u ktheva nga Parisi kur ndodhi fatkeqësia. Dhe çfarë nuk thotë, e futet në zhaba, zhapinj e hardhucë.

Por dje ua tha ju, armiq që punoni pas shpine. Për kë e kishte, më thoni mua.

Për mua nuk e kishte se unë i dal përballë, për ju e kishte.

Po. Prandaj thirreni këtu, mos e lejë këtë papagallin mbrapa të flasë për të, se ky është, ç’e pyet si është ky. I kam paraqitur unë në parlament të gjitha, dosjen e tij. Do ta paraqes vazhdimisht.

Thirre, bëj një akt, të kërkon populli thuaj në parlament me të. Nuk vjen dot.

Unë edhe njëherë zotohem para shqiptarëve se, ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria e ëndrrës së djemve dhe vajzave të tyre, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë.

Se brenda 3 muajve do të përmbyset shpërndarja e buxhetit.

Do të ju shkojë në radhë të parë, tek ata që vuajnë dyhe numërojnë këfshatën.

Tek ata që nuk blejnë dot ilaçet. Merr fund ajo.

Do të shkojnë paratë për shkolla, kopshte, spitale, për të sëmurët, për ilaçe.

Do të detaksohen ushqimet e të gjithë atyre që janë në nevojë.

Do vendoset minimumi jetik 200 euro.

Rroga minimale 500 euro.

Rroga mesatare 1200 euro.

Edhe do dalë të thotë ai, se kjo është katastrofë. Se po të rritet pensioni minimal Shqipëria përmbyset.

Shqipëria nuk pëson asgjë, Shqipëria bëhet më e drejtë, më e ndershme, më fisnike dhe ne do ta bëjmë atë”, u shpreh Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *