Martoi LGBT, tani nga evangjelist, Veliaj deklarohet agjërues në burg
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës pas vendimit të GJKKO-së dhe një dosje voluminoze provash dhe faktesh në lidhje me korrupsionin e tij dhe të familjarëve të tij.
Ajo që ka ndodhur është se Erion Veliaj ka filluar të bëjë, përtej sulmeve, sharjeve, fyerjeve, shpifjeve ndaj njerëzve të drejtësisë, edhe disa lëvizje të tjera në burgun e Durrësit, ai ka deklaruar se po agjeron.
Erion Veliaj nga një evangjelist i deklaruar së bashku me familjen e tij. Shikoni fotot e dasmës së Erionit me Ajola Xoxën, që i bën pastori Toni Gogu, i cili është dhe deputet i PS-së dhe i deklaruar evangjelist.
Por jo vetëm kaq, një mbështetës i hapur i Erion Veliajt, i komunitetit LBGTIQ+ dhe bëri edhe martesën në tarracën e bashkisë që e gjeni në këtë foto.
Tani besimtarët myslimanë Ramazanin për pastrimin e shpirtit e kanë dhe Zoti i fal të gjitha, por Erion Veliaj e bën këtë pjesë për punën e Zotit apo për ndonjë qëllim tjetër?
Deklarimi si mysliman apo si agjërues bëhet ndoshta dhe për qëllime të mbrapshta, duke e ditur që Veliaj është ndjekës i Kishës Ungjillore dhe një martues i personave me të njëjtën gjini./ CNA
Image