Gjimnazisti i premton Ramës: Nuk ka Soros dhe kopsht Edeni që të shpëton nga rinia dhe vota e lirë
Gjimnazisti Orest Berberi emocionoi të rinjtë e pranishëm në protestën e sotme kundër mbylljes së TikTokut me një fjalim drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Sot jemi përballë një kopshti Edeni që ka kushtuar 4 milionë euro, jemi përballë vilës së komandantit të Surrelit, jemi tek vendi ku çdo ditë vjen sulltani i Surrelit dhe hedh hamendësimet e tij si një sulltan.
Ne jemi të rinjtë e mendimit të lirë, të fjalës së lirë, të protestës, ne nuk jemi petale trëndafili, ne nuk jemi patronazhistë, ne nuk punojmë për një vend pune në administratë, nuk punojmë për një rrogë 400 mijë lekë në PS, ne nuk jemi të rinj që i lëpihemi Edi Ramës.
Ne nuk jemi nga ata që futemi në lista të mbyllura për t’i hapur vendin Vullnet Sinës. Sot është koha jonë, sot na censuroi TikTOkun, nesër nga mbyll shkollat siç na i mbylli në Covid-19.
Edvin Rama, deri më 11 maj mund të mbyllësh çdo rrjet social, por ke parasysh se kur të mbyllësh TikTokun, në fund ke për të marrë Noc Rrokun.
Një gjë ta kesh të sigurt, se të gjithë këtë të rinjtë që dalin në protesta, me 11 maj do të të japin Noc Rrokun.
Një gjë ta kesh të sigurt Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu se 14-vjeçarin nuk e vranë rrjetet sociale, por e vratë ju dhe drejtorët tuaj. E vrau policia dhe prokuroria që fshehën provat. E vrau gjykata që nuk po jep vendimin.
Ta kesh të qartë Edvin Rama, të rinjtë e këtij kombi kanë treguar gjithmonë se ti sa herë ke pasur frikë, je futur në atë sferën tënde të vogël. Nuk ka kopsht Edeni që të shpëton
Nuk ka as gjerman dhe as amerikan dhe as Xhorxh Soros që të shpëtojë ty nga shqiptarët dhe vota e lirë. Të të shpëtojë ty nga fjala e lirë dhe kritika,” tha adoleshenti.