Zjarr masiv ne shkollen Ahmet Dakli ne Elbasan

Zjarr masiv ne shkollen Ahmet Dakli ne Elbasan

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen Kala në Elbasan. Mediat raportojnë se godina kishte shërbyer si shkollë private, por prej kohësh godina nuk ishte në funksion.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset e Elbasanit që po përpiqen të lokalizojnë flakët për të mos rrezikuar banesat përreth.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri i cili duket i vështirë për tu vënë nën kontroll të plotë për momentin.

Share it :