Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron
Kryetari i PD, Sali Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tregoi se, kë kishte ndeshur në korridoret e SPAK. Berisha tha se, aty ka takuar ‘redaktorin’, i cili dirigjon lajmet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë.

Sot, aty takova Redaktorin.

Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.

Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.

Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.

Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë.

Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.

Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori.

Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.

Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është.

Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin.

Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.

Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke të tuat.

Epo këto të miat nuk më mbushin.

E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.

Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë…

Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret”, tha Berisha.

Share it :