HIJE – SKANDALI/ Çollaku: Policët në fushatë me kandidatin e PS-së në Mat
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Dibër, Basir Çollaku ka denoncuar nja fakt flagrant të përdorimit të policisë për fushatën elektorale për votimet e 11 majit.
Në një postim në faqen e tij në facebook Çollaku shkruan, se “Arlind Likcani ish administrator njësisë administrative Komsi aktualisht oficer krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër aktivizohet në fushatë me ish-kryebashkiakun Malaj në Muzhakë të Matit”.
Postimi
Policia elektorale e Prodës në Mat…
Arlind Likcani ish administrator njësisë administrative Komsi aktualisht oficer krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër aktivizohet në fushatë me ish-kryebashkiakun Malaj në Muzhakë të Matit?! Në banesën e tij sikur të ish zyrë zgjedhore këto ditë është zhvilluar takim elektoral socialist duke çuar në vend porositë e partisë bëj fushatë me dhe pa kapele..?!
Denoncimet bëhen nga qytetarë matjanë kur shohin përdorjen e pushtetit për të mbajtur dhunshëm pushtetin. Oficeri i krimeve nuk duhet të inkriminohet me aktivizime të tilla në fushatë. Krimet elektorale janë të dënueshme dhe AMP duhet të investigojë këtë rast dhe rastet e tjera të këtyre shkeljeve ekstreme ligjore..! Të bëjë këqyrje telefonike të qelizës për vendndodhjet dhe komunikimet.