Balliu prezanton kandidatët për deputetë në Njësinë 3 në Tiranë.
Drejtuesi politik në Njësinë 3 Klevis Balliu ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë Ilir Alimehmeti dhe Lili Sula.
Balliu gjithashtu deklaroi se fitorja e Aleancës për Shqipërinë Madhështore është e padiskutueshme në 11 Maj.
Gjatë takimit me demokratët Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve: Të bashkohemi për të kthyer normalitetin politik në vend, të rivendosim demokracinë, të ringremë ekonominë, të ulim taksat, të reformojmë arsimin dhe shëndetësinë.
Ekonomia është prioritet për Shqipërinë Madhështore dhe është çelësi për ta bërë Shqipërinë Madhështore-tha drejtuesi politik.
Balliu ashtu si te tjeter anetare te PD dhe kandidate per deputete kane nisur punen ne terren
Me ane te nje statusi ne fb ai tregon takime me qytetaret per prezantimin e kandidateve ne njesine nr 3
Postimi
Sot në prezantimin e kandidatëve të jashtëzakonshëm për deputetë në njësinë 3 – zonja Lili Sula dhe zoti Ilir Alimehmeti.
Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Madhështore është e padiskutueshme në 11 Maj ✅🗳️.
Të bashkohemi për të kthyer normalitetin politik 🇦🇱, të ringremë ekonominë 📈, të ulim taksat 💰⬇️, të reformojmë arsimin 🎓 dhe shëndetësinë 🏥.
Ekonomia është prioritet për Shqipërinë Madhështore dhe është çelësi 🔑 për ta bërë Shqipërinë Madhështore! 🚀🇦🇱