Zgjedhjet e 11 Majit/ Gjin Gjoni: PD gati të ndezë motorët, optimiste për të shtuar numrin e deputetëve në Parlament
Kandidati për deputet në Partinë Demokratike për qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, në intervistën në edicionin e pasdites në SYRI TV, me gazetarin Bled Marku, foli rreth procesit të primarve dhe pjesëmarrjes në votim.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë proces ishte masive në të gjitha strukturat e PD, që bënë të ndihej optimizmi në radhët e tyre.
Me tej, Gjoni theksoi se PD është në fazën e ndezjes së motorrëve, ndërsa përsa i përket kandidatëve në qarkun e Lezhës, synohet sërish rikthimi i PD në kohërat e saj më të mira, por pse jo edhe më shumë.
Gjin Gjoni: Pjesëmarrja e anëtarëve të PD në qarkun e Lezhës në primare, dhanë një impuls tjetër pozitiv. Po ta shohësh nga numri i shifrave si në PD e Lezhës, Kurbinit apo të Mirditës, numri i pjesëmarrjes ishte superlativ dhe në vetvete përbënte faktorin e entuziasmit për të gjitha strukturat e PD.
Optimizmi është jashtëzakonisht shumë i madh, sepse strukturat e PD po fillojnë fazën e ndezjes së motorrëve. Nuk është e vërtetë ai ritmi që secili prej nesh duhet të presë sepse PD doli edhe nga disa procese të mundimshme, siç ishte edhe procesi i bashkimit të strukturave sepse baza ka qenë e bashkuar.
PD vjen me një optimizëm shumë të madh, dhe kandidatët që PD ka listuar në listën për deputet bashkë me koalicionin. Janë kandidaturat spikatura, njerëz që janë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në komunitet qoftë si deputet. Shpresojmë që të ruajmë 4 deputetët në parlament, pse jo të shtojmë numrin e tyre.