DOKUMENTI/ Erion Veliaj nis revoltën në burg, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re, “zhbën” emërimin e Ramës

Dokumenti/ Veliaj nis revoltën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re. Furtunë në Bashki

TIRANË- Ajo që pritej prej muajsh ka ndodhur. Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.

Veliaj nis revoltën kundër Ramës, firmos nga qelia
Urdheri
Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur?

Burime i thanë Dosja.al se fill pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.

Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn. Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj është arrestuar në bazë të një hetimi të SPAK, nën akuzën e korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Veliaj ndryshon nga paraburgimi kryetaren e bashkisë
Share it :