Berisha: Beteja mafioze Rama-Veliaj në Bashki, vetëm pjesa e parë e filmit Narcos! Do çuditeni se çfarë do …
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet në Bashkinë e Tiranës mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Berisha tha se bashkia e Tiranës ndodhet në duart e mafiozëve, teksa i cilësoi lëvizjet e fundit në bashki si betejë mafiozësh.
Kreu i organizatës, Edi Rama, është kryetari i një organizate të rrezikshme kriminale për qënien e shqiptarëve. Ju, po të merrni vetëm ç’ndodh sot, 3 ditët e fundit. Përleshja e tyre në Bashkinë e Tiranës është përleshje nga më mafiozet dhe nga më kriminalet.
Nuk ka unë asnjë sentiment se është një hajdut Erion Veliaj që, meriton të dënohet për 1 milionë pemë që ka mashtruar dhe ka vjedhur paratë e fidanëve dhe nuk i ka mbjellë. Ai meriton të dënohet për djegësine Tiranës, 130 milionë euro, që nuk ekziston.
Ai meriton të dënohet me 5D, se ata janë, ata 5D prishin si barbarë shtëpitë e qytetarëve e nuk i kompensonin. Por, janë rregullat rregulla
Erion Veliaj dënohet për ato gjëra që s’i ka bërë bashkë me Edi Ramën. Dhe ato që ka bërë, djegësin që ka bërë me urdhër të Edi Ramës nuk dënohet. Nuk dënohet për 5D, për hotelin, se u tha që është Olsi Rama aksioner. Nuk dënohet për ato.
Dhe tani, beteja mafioze. Njëri shkon dhe emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër aty kryetare. Ato janë funksione të këshillit bashkiak kudo, as të Ramës dhe as të Veliajt. Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet. Por, betejë mafiozësh.
Rama shkon dhe emëron Sekretare të Përgjithshme një tjetër. Ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloje hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe Bashkia, në duart e çfarë mafieje të rrezikshme është.
Belind Këlliçi ka një meritë të jashtëzakonshme që nuk iu nda. Dhe qytetarët e Tiranës kanë një meritë të jashtëzakonshme që në 44 javë nuk iu ndanë atij hajduti.
Por tani, kjo është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos. Ta keni të qartë që keni parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera, do çuditet ju dhe bota. Por ne, të lemë kreun e organizatës kriminale të kacafytet me mafien. Ne të bëjmë punë me çdo qytetar, pavarësisht çfarë bindjesh ka, në mënyrë që të bashkohet me ne.
Ju, shihni një klimë të jashtëzakonshme në diasporë. Unë kam ngel me ato takime në Romë, Athinë, Milano, Parma, kam ngel i frymëzuar, njëlloj si në vitin 1991. Pardje, Shkodra ishte më e zjarrtë se kurrë.
Ça do të thotë, çdo qytetar, çdo demokrat, çdo mbështetës i opozitës në këto kushte kur ne kemi krijuar frontin më të gjerë opozitar, në këto kushte kur ne kemi mbështetje nga kryemagjistari i fushatave elektorale në botë, Chris LaCivita, njeriu që së bashku me Suzan Uillis menaxhuan fushatën ëm të rëndësishme të kohërave, atë të fitores së Donald Trump.
Jemi në prag të një fitoreje për të cilën duhet të punojmë ditë e natë. Ju falënderoj shumë dhe ju ftoj të vazhdojmë të frymëzuar këtë betejë fitimtare.”, tha Berisha.
Kujtojme se nga qelia e paraburgimit, Erion Veliaj shkarkoi sot Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.
Erion Veliaj, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ia delegoi këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.
“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.
Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, të cilës Erion Veliaj i delegoi firmën pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, pasditen e 11 shkurtit.