Tragjedi në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me betonieren, vdesin 4 të rinj

Tragjedi në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me betonieren, vdesin 4 të rinj

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

Një betoniere është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz” dhe pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakës, ndërsa shoferi i betonieres është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin.

Mjeti “Mercedes Benz” është konstatuar duke u djegur nga efektivët e shërbimit të qarkullimit rrugor rreth orës 23:50, dhe pranë saj edhe betonieren. Mësohet se pas konstatimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar një mjet zjarrfikës i Kamzës, por ka qenë tepër vonë për të shmangur fatalitetin.

Brenda automjetit “Mercedes Benz” ndodheshin 4 të rinj, shoferi Enejd Laçi, 25 vjeç dhe 3 pasagjerët Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, të cilët fatkeqësisht humbën jetën duke u djegur brenda mjetit. Enejd dhe Erild Laçi ishin vëllezër me njëri-tjetrin.

Policia raporton se në vijim të veprimeve e ka lokalizuar dhe e ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e betonieres, shtetasin Aleksandër Krrashi, 24 vjeç.

Share it :