Akt antikushtetues…’/ Alimehmeti: Rama po tenton të kapë Bashkinë e Tiranës, ku është shkresa e ridelegimit..

Akt antikushtetues…’/ Alimehmeti: Rama po tenton të kapë Bashkinë e Tiranës, ku është shkresa e ridelegimit..

Kandidati për deputet në PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ foli për zhvillimet e fundit dhe përplasjet Veliaj-Rama për delegimin e kompetencave të kryebashkiakut të Tiranës, ku u shpreh se Edi Rama po tenton të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Alimehmeti e cilësoi këtë si një veprim antikushtetues, antiligjorë dhe të dënueshëm, ku pushteti qëndrorë tenton të kapë pushtetin vendorë.

Kandidati për deputet u shpreh se, jo vetëm firma apo postimi i Erion Veliajt është në dyshim nëse janë të tijat apo jo, por duhet aprë edhe dokumenti i delegimit i cili nuk është i shfaqur në asnjë moment…

Thuhet që është firmosur një ridelegim, ku është shkresa se ka parë njeri. Është diskutuar nëse është apo jo firma e Veliajt por ku është urdhëri i radhës që duhet ta prishë këtë’-shprehet ai

Alimehmeti:

Kemi një akt të paprecedentë, që ndodh në Bashkinë e Tiranës ku pushteti qëndror kap pushtetin vendorë. Akt antikushtetues dhe antiligjorë, i dënueshëm.

Shumë qartë kjo që ka ndodhur është kundërshtim i kartës Europianë të Autonomisë Vendosur, ku neni tre, saktëson që autoritet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e qeverisjes qëndrore.

Aktualisht Bashkine e Tiranës nuk dihet kush e drejton, kush është kryetari, është Veliaj, pastaj u vendos Ristani. Kemi kërkuar me shkresë në Këshillin Bashkiak për të ditur si u vendos Ristani kryetare. Këshilli Bashkiak i cili dominohet nga PS, ata jo vetëm që nuk bëri seancë urgjente si e kërkuam ne, jo vetëm që bëri një seancë të thjeshtë në fund të shkurtit, por nuk e futi në rendin e vet dhe as në rendin se çfarë ndodh në bashki. Më pas na emërohet zonja Goxhaj dhe më pas kthehet mbrapsht, Rama thotë emërohet zonja Halili.

Më pas kthehemi tek profili, ku nuk duket profil që menagjohet nga Erion Veliaj. Na thotë kthehemi mbrapa por nuk përmendet më emri i Ristanit.

Përfundimisht kush është kryetari i bashkisë, e kemi të paqartë.

Në mbledhje nuk u la as fjala për procedurë për tu diskutuar për tu hedhur në rend të ditës, po apo jo, se ku dhe si do të diskutohet, si është vendosur dhe kush është kryetari i bashkisë.

Kemi kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt, por në momentin që janë të vërtetuara shkeljet e tij kryeministri ka tre rrugë. Ta shkarkojë nga detyra, për shkelje të ligjit dhe kushtetutës dhe jo të emëroj kryetarin e bashkisë. Të presim vendimin e formës së prerë të Gjykatës. E treta mbas tre muajsh të pandërprer të mosparaqitjes të kryetarit, ai humb automatikisht statusin e kryetarit të bashkisë.

Thuhet që është firmosur një ridelegim, ku është shkresa se ka parë njeri. Është diskutuar nëse është apo jo firma e Veliajt por ku është urdhëri i radhës që duhet ta prishë këtë. E dyta, po ta shihni fjalorin, i cili duket që nuk është fjalori i Veliajt por fjalori i Edi Ramës…

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *