Berisha për ”dashurinë’ Rama-Basha: Luli po e ndihmon të fshehë skandalet

Berisha për ”dashurinë’ Rama-Basha: Luli po e ndihmon të fshehë skandalet

Berisha: Kanë një idil tani me Lulzim Bashën, Zoti ua shtoftë, ai do të ndihmojë Bashën, e ka idil tani.

E di çbën apo jo. Maniak, merr studio të ndryshme në telefon dhe u thotë, mos ma harroni atë komunikimin që kam me Bashën, se do të mbulojë këto të gjitha do ti mbulojë me fasadën Basha.

Do të mbulojë faktin se nuk paraqet asnjë program, askërkund vetëm nxjerr një pasaportë nga xhepi që ja kripën në Bruksel…

Po e përdor, po e keqpërdor sepse i pllakosur nga ato superskandale, i zhveshur nga mundësia për të paraqitur një program, i deskridituar, tani kujton se si hokatar, jo e ke dëgjuar këngën Uni Katilit, se ke dëgjuar këngën, jo kështu e ashtu dhe mendon se në këtë mënyrë tërheq vëmendjen e qytetarëve nga mungesa e alternativës, nga seriali Narcos që po zhvillohet, etj., por këto janë të kota.

Natyrisht edhe e keqpërdor, por puna e tyre ajo, nuk është punë e imja.

Share it :