Pjesmerrje masive ne Kashar/ Balliu prezanton Myslym Murrizin kandidat për deputet
Sa mblidhemi ne në Kashar Rama mbledh nga e gjithë Tirana.
Drejtuesi politik Klevis Balliu ka prezantuar kandidatin për deputet zotin Myslim Murrizi në Njësinë Administrative Kashar.
Balliu denoncoi nga kjo zonë aferat korruptive të pushtetit si dhe akuzoi qeverinë dhe bashkinë për varfërimin e kësaj njësie.
Balliu deklaron se me kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore si zoti Myslim Murrizi, fitorja jo vetëm është e sigurtë por do të jetë një fitore e thellë në 11 Maj.
Nën drejtimin e liderit Sali Berisha, Shqipëria do të kthehet me shpejtësi drejt zhvillimit të ekonomisë së qytetarëve dhe jo të pushtetarëve. Nën drejtimin e tij xhepi i çdo qytetari do të jetë prioritet themelor i qeverisë së Partisë Demokratike.
Balliu vlerësoi kandidaturën e zotit Murrizi, si një njeri i cili në çdo moment thotë atë çka mendon dhe bën atë çka beson.
Balliu deklaron se Shqipëria Madhështore nuk është një ëndërr, nuk është një tezë por është një mision kombëtar.
Kashari mblidhet masivisht rreth zgjidhjeve të problemeve që shkaktoi hajdutëria e Ramës. 🔥
Sot në degën 13, Njësia Administrative Kashar, drejtuesi politik Klevis Balliu prezantoi kandidatin për deputet Myslim Murrizi, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Kasharit. ✌🏻🇦🇱
Në këto 12 vite, Edi Rama ka mashtruar, ka dhunuar si dhe ka vjedhur qytetarët për të mbushur xhepat e tij. 💵🤬
Korrupsioni i tij ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme në jetën e shqiptarëve, duke krijuar probleme të thella ekonomike. ❌📉
Zgjidhja e këtyre problemeve është vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj. 🗳️✅