Tirana është marrë peng!

Tirana është marrë peng!

Nga Alba KEPI

Pushteti ekonomik i grupeve që e kanë pushtuar urdhëron sa me letra burgu e video selfie me mesazhe të koduara se kush ka marrë më shumë “terren ditor” në fuqinë që ka gllabëru këtë qytet.

Jemi dëshmitarë se po jetojmë në faktin e kryer se qyteti, Tirana, po përdoret për luftë politike, elektorale e ekonomike brenda Partisê- Shtet.

Emêrime, komandime, largime, urdhêrime, kundêrurdhëra, tregojnë një luftë të frikshme pushteti që i mungojnë vetëm armët për ta cuar në një luftë civile.

Centralizimi i shteti i ka verbuar tê gjithë dhe ata që Kushtetuta i ka dhënë misionin e garantit të funksionit detyrues të institucioneve në shërbim të komunitetit.

Jemi dëshmitarë se po jetojmë në faktin e kryer se qyteti, Tirana, po përdoret për fuqi politike, influencë elektorale e pushtet ekonomik brenda Partisê- Shtet.

Nuk ka më shtet, ose nuk ka patur kurrë në këto mandate socialiste. C po ndodh dëshmon se mafia êshtë ul nê shtet. Ajo qeveris e drejton vendin.

Omertá, komunikim i koduar, e kêrcënime! C’ka më shumë Cosa nostra, zndrangheta, Sacra corona unita, kartelat amerikano jugore të kokës se sa shtetqeverisja shqiptare?

Pengmarrja e qyteti mes Veliaj e Ramês që luajnë kush është çakalli e kush ujku e herë njëri Tommy e tjetri Jerri, është një nga faqet më diskrimunuese të historisë së qeverisjes së këtij qyteti e dëshmia se fantazmat që kanë shpêrfytyruar këtë qytet me miell të bardhë e grabitje fondesh publike, orientojnë dhe luftên politike.

Bashkë me qytetin peng janê dhe 1 milionë banorë të tij.

Share it :