Belind Këlliçi prezanton kandidatët për deputetë në zonën Vaqarr, Pezë dhe Ndroq

Belind Këlliçi prezanton kandidatët për deputetë në zonën Vaqarr, Pezë dhe Ndroq

Kandidati për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi zhvilloi një takim në degën nr. 15 të PD-së, ku prezantoi Adriana Kalajan dhe Ethem Agën si përfaqësuesit e rinj të Tiranës, duke premtuar fundin e neglizhencës ndaj zonave rurale dhe një zhvillim gjithëpërfshirës pas 11 Majit.

Belind Këlliçi: Sot isha në degën e PD nr. 15, në zonat Vaqarr, Pezë, Ndroq, ku pata kënaqësinë të prezantoj kandidatët tanë për deputetë

Si asnjëherë më parë, kjo zonë do përfaqësohet nga bijtë e denjë të Tiranës, znj. Adriana Kalaja dhe z. Ethem Aga.

Përveçse qëndrestarë dhe profesionistë të aftë, dy kandidatët tanë janë edhe përfaqësues të popullit tirons, aq shumë të nëpërkëmbur në të drejtat e tyre nga kjo qeveri.

Lënia në harresë totale e fshatrave piktoreske të Tiranës, të cilët shumë lehtë mund të bëheshin pjesë e zhvillimit turistik aq të trumbetuar, është e qëllimshme dhe thellësisht politike.

Kjo harresë merr fund njëherë e mirë me 11 Maj, ku në Tiranë dhe në gjithë Shqiperinë do fryjë era e zhvillimit të qëndrueshëm, real dhe gjithëpërfshirës.

Bashkë do i’a dalim

Share it :