Kur lind mizë kali s’mund të jetosh kund tjetër veçse nëpër b*thë kuajsh
Nga Hysni Gurra
Shumë njerëz mund të kenë një hatërmbetje të drejtë me Sali Berishën. Për arsye të ndryshme. Dikujt nuk i është shpërblyer ndershmëria, dikujt qëndresa, dikujt intelekti, dikujt oratoria, dikujt tjetër popullariteti…me shumë njerëz mund edhe të ketë gabuar Berisha.
Po vetëm një njeriu nuk i ka hak, dhe ai Lul Basha.
Lulzim Bashës – Sali Berisha i dha gjithëçka. Partinë, mbështetësit, autoritetin, bile edhe pak aureolë ia la, këtu e kam fjalë që nuk iu bë ferrë nëpër takime me bazën, thuajse asnjëherë, që ta linte në hije, të dukej tamam siç ishte, mizë në bishtin e kalit.
Dhe me gjithë këto, Lul Basha e shiti, deshi ta “vrasë” politikisht në mënyrë tinëzare, të pa besë.
Do ishte shumë i nderuar që t’ia hapte luftën ballore, pa pas lidhje me intriga me kundërshtarët, thjeshtë t’i thoshte nuk dua të jesh më askund dhe kaq.
Po ta kishte bërë një luftë të tillë për parim, pa u implikuar me Ramën apo me atë kuçkën (Kim), do ishte shumë lojë e pastër.
Po Luli nuk e bëri asnjë ditë këtë. Bëri atë që mund të bëjë një mizë, shkoi te b*tha e një kali tjetër, që iu duk më e madhe dhe më aromëmirë, dhe nga aty tentoi ta vrasë të mëparshmin.
Prandaj çdo njeriu normal, lëvizjet e fundit të Lulit, i duken lëvizje prej një këllirë e vërtetë, ku po përpiqet me çdo mënyrë të bartë vota të zemëruarish, inatçorësh, meskinësh…etj, për t’ia çuar Edi Ramës.
Nuk e di ça vendi do i rezervojë historia Lulit, po në mendjen edhe shumë njerëzve me mend në kokë s’do kujtohet për gjë tjetër veçse si mizë kali, e cila një ditë mund të bjerë në tokë dhe të përfundojë si gjithë tjerat, e mbuluar nga bajgat e kalit.