Berisha: Ibrahim Rugova ia doli të ideojë dhe të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

Berisha: Ibrahim Rugova ia doli të ideojë dhe të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë përshëndetjes në ceremoninë e librave për Ibrahim Rugovën, u shpreh se, ai ja doli ideojë dhe të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

“Tani do u rrëfej një sekret timin.

Si pedagog në Universitetin e Mjekësisë, kisha lexuar shumë për Nënë Terezën.

Dhe mahnitesha ku e gjen atë forcë ajo që operonte aty ku të gjithë të tjerët dorëzoheshin.

Aty ku familja, kisha, shëndetësia, kishin ngritur duart. Kurse ajo pikërisht aty operonte me sëmundje nga më të tmerrshmet.

Dhe kur e takova për herë të parë, kureshtja ime më kryesore ishte të mësoja se ku e gjen forcën.

Forca e saj ishte identike me forcën e këtij burri.

Ajo, në katër fjali, me një përqendrim absolut te dashuria, Krishti, Zoti, ishte e gjithë bota e saj.

Ibrahim Rugova, si asnjë politikan tjetër, pavarësia e Kosovës, Kosova protektorat, Kosova nën OKB, Kosova nën NATO-n, Kosova e pavarur.

Ky strateg, ky gjeni, kudo që shkoi, shkoi me këtë projekt që nuk ia pranonte kërkush. Por përsëri ky ishte i parefuzueshëm.

Projekti i tij, i paraqitur prej tij, dëgjohej, nuk pranohej, por dëgjohej ama.

Dëgjohej për shkak të tij.

Gjatë luftës, përsëri, thashë se Tirana u soll keq. U soll me stilin e saj.

Dhe këtu erdhi një ambasador amerikan, një burrë i rrallë.

Ai ishte ish-këshilltar i tre presidentëve amerikanë.

Gjatë luftës, hoqën ambasadorin, sollën këtë, Bob Froulik.

Një ditë po pija një kafe me të dhe i thashë: Bob, tani ky presidenti yt dhe qeveria jote nuk kanë nevojë për këshilltarë, por ty si mik do të them një gjë. E kanë shumë gabim të zemërohen me Rugovën dhe nuk e fitojnë këtë betejë.

Nuk e fitojnë sepse në asnjë rrethanë politikani nuk fiton në betejë ndaj një misionari.

Po qe se një politikan merr përsipër të përballet një misionar, e ka të humbur betejën. Rugova është politikan, por është edhe misionar.

Kur nga Roma shkoi në kampet e shqiptarëve në Maqedoni, bota u mahnit. Mediat më të mëdha në botë, me një habi të madhe, paraqitën entuziazmin e papërmbajtur me të cilin e pritën qytetarët e Kosovës presidentin e tyre që kthehej pasi ishte marrë peng nga Beogradi dhe kishte ndërhyrë shenjtëria e tij, Papa Gjon Pali, të cilit shqiptarët i detyrohen në shumë aspekte.

Ibrahim Rugova, sigurisht që lufta dhe ndërhyrja e NATO-s qenë faktorë madhorë, por përsëri u garantoj se edhe pas çlirimit, pa Ibrahim Rugovën, pavarësia e Kosovës e kishte shumë të ngushtë hapësirën.

Jam dëshmitar.

Pse kjo? Ndoshta për herë të parë në histori, kombet mike kishin bombarduar një vend mik. Serbia ishte një vend mik i atyre që e bombarduan.

Dhe, një vend mik do të thotë që u bombardua me zemër të thyer dhe për këtë nuk mund t’i qortosh se e mposhtën, e nënshtruan.

Së këtejmi, edhe superpreokupimi i tyre për serbët në Kosovë.

Sepse ata nuk luftuan, nuk ndërmorën betejën më të madhe ajrore pas Luftës së Dytë Botërore për të parë serbët në Kosovë të pësojnë shtypje, të pësojnë ato për të cilat ata nuk mund ta pranonin kurrë të luftonin.

Një garant ishte, dhe garant ishte Ibrahim Rugova.

Ai nuk ishte një arenën politike të Kosovës një person që mund të vinte dyshim se do ishte president i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Pra, në rast se komuniteti ndërkombëtar eci drejt pavarësisë, eci sepse Rugova punoi me përkushtimin më të madh për institucionet e atij shteti.

Rugova, në kushtet e pushtimit, ngriti institucione të shqiptarëve dhe institucione të cilat u qëndruan besnikë parimeve të shpallura.

Tani, Rugova në liri, pa diskutim që ishte i plotë për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Dhe unë jam dëshmitar i sa e sa kundërshtive që kishte pas çlirimit të Kosovës për të pranuar si variant pavarësinë.

Por përsëri kthehemi tek e para, për Rugovën tjetër zgjidhje nuk kishte përveç pavarësisë.

Pra, ky burrë ia doli.

Ia doli të ideojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

Ta ndryshojë. Ajo ëndërr ishte për bashkim kombëtar.

Por ajo ëndërr për bashkim nuk ishte e realizueshme.

Ajo kishte një kosto të tmerrshme për Kosovën.

Edhe e thoshte, pavarësia njëherë, pastaj shohim më vonë.

Pra, nuk ka një të dytë në politikë, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin.

Gandi ishte nismëtar i asaj që realizoi.

Rugova ishte nismëtar i asaj që realizoi. Në kushtet më të vështira.

Ndaj dhe e falënderoj me shumë mirënjohje Adnanin për kolonën e librave, të cilat janë monumentet më madhështore, më të bukura që i ke ngritur mikut tënd, i ke ngritur gjeniut të kombit shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova”, u shpreh Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *