Këlliçi publikon pamjet: Task Forca e SPAK-ut për zgjedhjet të nisë hetimet për asfaltet elektorale në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë Belind Këlliçi denoncon atë që njihet ndryshe si “asfalti elektoral” që po shtron qeveria në rrugën “Shyqyri Peza”, në Njësinë nr.4 në Tiranë.

Thirrje publike për Task Forcën e SPAK për zgjedhjet!Ja ku e keni live, asfaltin elektoral të Bashkisë Tiranë, në rrugën Shyqyri Peza, në Njësinë nr.4

Shkoni tani, kapini në flagrancë ata që kanë 10 vite tallen me banorët e Tiranës çdo palë zgjedhje, duke u shtruar rrugë me asfalt, i cili nuk mban as 3 muaj!Ky është krim zgjedhor i përsëritur në çdo dy vite dhe askujt nuk i hyn gjembi në këmbë!Të na rrojë Task Forca!”, shprehet Belind Këlliçi.

Share it :