Si paratë e kompanisë “ONE” kaluan te Arbër Veliaj dhe i vëllai kryebashkiak, Erion Veliaj, respekton drejtorin, i vendos emrin një rruge në Tiranë
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin në pah përmes vendosjes së emrit të një rruge në Tiranë
Mund t’iu duket paksa e çuditshme, por detajet që fshihen pas kësaj skeme nxjerrin një tjetër akt që nuk duhet kaluar pa u hetuar.
Bëhet fjalë për një rrugë në kryeqytet së cilës në janar të vitit 2024 i është vendosur emri “Istvan Schutz”, një albanolog hungarez. Deri këtu nuk ka asgjë të dyshimtë.
FOTO/ Si paratë e kompanisë “ONE” kaluan te Arbër
Istvan Schutz, albanolog hungarez
Por çfarë ndodh?
I biri i Istvan Schutz, Gergely Schutz, është drejtor në kompaninë “ONE” dhe shpërndan buxhetet.
Buxhetet i merr vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, pra, shpërndan rreth 5 milionë euro në vit reklama, prodhim reklamash, etj., në funksion të kompanisë së tij, “Gogel
Deri këtu gjithçka është OK. Me ardhjen e drejtorit Gergely Schutz, në kompaninë ONE, e cila erdhi pas bashkimit të “ONE” me “Albtelecom”, bëhet dhe një veprim tjetër.
Çfarë ndodh më vonë?
Sipas fotove dhe linkun që mund ta gjeni (këtu në “TV Klan”) personi që qëndron në të majtë, në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, është Gergely Schutz, drejtori i kompanisë “ONE”, ai që shpërndan buxhetet, siç e theksuam më lart.
FOTO/ Si paratë e kompanisë “ONE” kaluan te Arbër
Erion Veliaj dhe Gergely Schutz
Rrugës në kryeqytet që është inauguruar nga Veliaj dhe Gergely Schutz mban emrin e babait të këtij të fundit, pra drejtorit të kompanisë “ONE”.
FOTO/ Si paratë e kompanisë “ONE” kaluan te Arbër
Detaji që del nga kjo skemë është që kompania “ONE” i jep para Arbër Veliajt dhe më pas Erion Veliaj i vendos një rruge në kryeqytet emrin e babait të drejtorit të kompanisë “ONE”, i cili i jep para për reklamë Arbrit.
Kjo është një skemë e qartë që vërtetë duhet hetuar nga SPAK-u sepse është mjaft e rëndësishme të zbulohet a ka aferë korruptive
Pra, lidhja është e tillë: Ti më jep para për vëllain, unë i vë emrin rrugës. Apo vëllai merr paratë nga “ONE” dhe i vendoset emri rrugës nga vëllai i tij (Erion Veliaj).
Dhe, në fund rruga në kryeqytet mban emrin e babait të drejtorit hungarez që jep fondet prej miliona e miliona eurosh vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliajt.
/ Burimi: CNA.al