Berisha në Festën Kombëtare të Greqisë, takime me ambasadoren dhe udhëheqës të lartë të Kishës Ortodokse

Berisha në Festën Kombëtare të Greqisë, takime me ambasadoren dhe udhëheqës të lartë të Kishës Ortodokse

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një mesazh dhe disa foto nga festa kombëtare e Republikës së Greqisë.

“Të nderuar miq,

Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
Në pritje takova dhe mikpritësen ambasadoren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare,” shkruan Berisha.

Share it :