Kalimi nga shëndetësia në politikë/ Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve

Kalimi nga shëndetësia në politikë/ Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me kalimin e tij nga shëndetësia në politikë.

Duke iu përgjigjur pytjeve të pedagogut Afrim Osmani në një emision në News 24, Alimehmeti tha se shëndeti publik dhe shërbimi publik janë pothuajse e njëjta gjë.

Ai shtoi më tej, se ndryshe nga mjekësia e cila është një punë në grup, në politikë shkalla e përgjegjësisë rritet.

Afrim Osmani: Një kandidat i mirë për deputet është ai që është i suksesshëm në profesion. Z Alimehmeti, erdhët nga një karrierë e suksesshme, si e ndjen veten sot në qasje krejtësisht të re?

Ilir Alimehmeti: Shëndeti publik dhe shërbimi publik janë thuajse e njëjta gjë, në mjekësi punon me komunitetin. Shërbimi publik thuajse është e njëjta gjë. Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve. Mjekësia është dhe punë në grup dhe nuk ka gjë të re. Në politikë, shkalla e përgjegjësisë rritet. PS është zhytje dy metra nën ujë. Njerëzit sot duhet të pyesin a janë më mirë apo më keq?

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *