Dosja McGonigal/ Gazetari: Rama në qindra faqe përgjime, SPAK të studiojë dosjen

Dosja McGonigal/ Gazetari: Rama në qindra faqe përgjime, SPAK të studiojë dosjen
Robert Papa, gazetar në Amerikë thotë se, dosja McGonigal është një ngjarje shumë serioze që ka përfshirë figura të larta të politikës dhe institucioneve ndërkombëtare, duke i dhënë opozitës një mundësi për të treguar lidhjet e kryeministrit Rama me krimin.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Tv Papa tha se, kjo dosje përmban mbi 8 mijë faqe, ku përfshihen përgjime që lidhen me kryeministrin në ikje, Edi Ramën dhe që dëshmojnë lidhjet e tij për korrupsion dhe aktivitete kriminale, ku McGonigal po hetohet dhe ka pranuar dy akuza, duke përfshirë akuza të rënda për korrupsion dhe pastrim parash.

Papa theksoi se ky hetim është një mundësi për opozitën që të ngritur zërin dhe të përdorë këtë dosje si një armë të fuqishme për të dëshmuar lidhjet e kryeministrit me krimin dhe për të kërkuar dhe ndihmën e drejtësisë.

“Dosja McGonigal është një dosje me 8 mijë faqe dhe në këto faqe padiskutim janë qindra faqe përgjimi të bëra me kryeministrin në ikje Ramën. Janë përgjime të bëra në Shqipëri, Uashington, dhe Nju Jork. Ai me një Pazar, McGonigal duke ditur cështjen pranoj dy akuza dhe tek 225 mijë dollarë gjykata i konsideroj si të marra hua por nuk i deklaroj.

Dëmin më të madh ai e ka bër ën Shqipëri, janë miliona dollarë akuza të publikuara nga mediat e djathta dhe unë nuk e kuptoj… Mbase dhe e ka marrë SPAK, nuk jam i saktë për këtë, dosjen me 8 mijë faqe, SPAK duhet ta kërkojë, por ka një problem teknik sepse kjo bëhet nëpërmjet Ministrisë Drejtësisë dhe kjo e Ramës nuk e bën kurrë. Kjo merret nga gjykata. Natyrisht që Rama e di mirë se sa i zhytur thellë është tek kjo dosje sepse herën e fundit që ka ardhur në Nju Jork është ndaluar 1 orë nga FBI. Kjo është faltuar nga ata që e shoqëronin. Shoferët që e kanë pritur ishin shqiptarë, unë isha i pari që e hodha si lajm.

McGonigal e mbylli këtu se FBI natyrisht nuk donte ta thellonte hetimin ndaj tij sepse nuk donte të nxirte keq këtë organizatë me njerëz të ndershëm. Por ky hetim ishte aq sekret dhe aq i vështir sa nuku krye nga FBI në gjithësi por u mor një hetues nga zyra në Los Angjelos. Nëse ai nuk do të bëntë këtë pakt dënimi do të ishte deri në 25 vite burg.

Ajo që duhet të jepet si plus për opozitën shiqptare në këto zgjedhje është të shfrytëzojë dhe të godasë lidhjet e Ramës me krimin jo vetëm në Shqipëri por duke arritur të korruptojë një nga figurat më të larta të FBI në Nju Jork”, tha Papa.

Share it :