Ministra trafikantë biznesmenë dhe Doni në charter.
Nga Basir Çollaku
Diçka më tepër se një mandat më herët. Një çarter fluturoi me destinacion të qartë diku në një oaz turistik të fort-lakmuar. Pasagjerët ishin shumë të pushtetshëm. Njëherësh të pasur. Udhëtonin nga Tirana. Zyrtarë të lartë apo ministra e biznesmenë?! Apo emra më me shumë pushtet?! Atje në parajsën e shfrenuar i prisnin mysafirë të botës së KOKAINËS. Njëri nga të ftuarit vinte nga USA. Në tryezë të paktën ishin gjashtë shqipfolës. Të tjerët nuk përbënin lajm..
Afërsia e sjelljes dhe interesi i madh i parasë, shuanin diferencat në pushtet, dije, pasuri dhe edukim. Ishte më shumë një tavolinë rruge. Ishin mbledhur për të ndarë parcela. Si do të pastroheshin paratë e drogës. Ku do të investohej ?!. Kush do të mbikqyrte ndërtimet.?! Po të huajt aksionerë kush do të ishin në këtë takim strategjik kriminal?!
Shkujdesja arrogante e krim-pushtetit kishte shtuar indiferencën. Por agjentë shërbimesh të një vendi evropian kishin bërë shumë kujdes të filmohej i gjithë takimi. Biseda është aty. Ndoshta Struktura e Posaçme ka dijeninë dhe materialin e këtij grupi të strukturuar. Ndoshta ora 400 mijë euro e dalë nga dosja Black Eagle e trafikut të drogës që po shqyrtohet si proces në Belgjikë është “prodhuar” në atë tavolinë. Akrepat e saj po rrotullohen për të treguar çfarë ndodhi..!!!
Dosja është
Të ftuarit po
FBI po
SPAK po…