Berisha prezanton logon e fushatës: Të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi
Kreu i opozitës ka prezantur gjatë konferencës me gazetarët edhe logon e fushatës të “Aleancës për Shqipërinë Madheshtore”.
“Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari.
Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.
Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin.
Defakto janë 1-sha.
Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.
Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.