Tatëpjeta politike dhe psikologjike e Ramës, përballë rihapjes reale të dosjes McGonigalNga Ndricim Kulla

Tatëpjeta politike dhe psikologjike e Ramës, përballë rihapjes reale të dosjes McGonigal
Nga Ndricim Kulla

Në përgjithësi më vjen mirë kur shoh një parashikim të vërtetohet nga faktet dhe realiteti. E kam thënë që në fillim të herës kur u shpall për herë të parë “non-grata”e Berishës, se në logjikën dhe kohën e ekzekutimit të saj kishte jo diçka, por shumëçka që nuk shkonte, nuk përkonte. Derisa ne shqiptarët, të majtë dhe të djathtë, nuk u respektuam kurrë për provat që kërkuam, por gjithashtu edhe kontestimi që i ka bërë shtypi amerikan dhe elita e Partisë Republikane shënohet një padrejtësi të vërtetë nga administrata e ikur amerikane ndaj një vendi të vogël. E vazhdova supozimin tim me besimin e fortë se qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë nuk kish pse të “komprometohej” duke goditur kaq fort, kaq papritmas dhe sidomos pasi kish humbur zgjedhjet për herë të tretë, jo vetë liderin e opozitës, por pikërisht zotin Berisha, që edhe pse një ikonë e PD, gjithsesi kishte 8 vjet që ishte larguar nga pushteti.

Për të gjetur psenë e këtij qëndrimi, për të pasur prova e fakte të kësaj ngjarjeje, asokohe ishte e pamundur, vetëm intuita dhe një analizë e thellë zhbiriluese e gjendjes shqiptare, mund ta çante apo davariste këtë mister. Ishin sall këta elemente që shumica nuk i kishin, nuk i zotëronin ose nuk deshën t’i përdornin, duke iu sulur akoma dhe më keq e më egër opozitës, duke e përçarë atë dhe duke e sakatosur qëllimisht. Është hera e parë që ndiej dhimbje dhe turp kur më del fjala. Që atëherë e kuptova se kjo ishte vepër e një personi të vetëm, e kryeministrit burracak e të paburrë të vendit tim, e Djallit që ka kapur për fyti Shqipërinë, që duke pasur për qëllim asgjësimin e opozitës, kërkonte ta çonte deri në fund falimentimin e opozitës me goditjen ndaj Berishës, pasi e kish nisur qëllimisht më parë me marrjen peng të Lulzim Bashës, veprën e tij prej njeriu me mendësinë komuniste të një diktatori, që nuk ndalet përpara asgjëje, vetëm për ta spastruar rrugën kah pushteti i përhershëm në dorë të tij. Të dhënat e zbuluara nga gjyqi i tij nga afera McGonigal u vërtetua se Edi Rama e kish gjetur nëpërmjet tij fillin për ta kryer këtë “vrasje” të dyfishtë makbethiane të opozitës. Si në një “Pazar” non-gratash apo goditjesh të kundërshtarëve me informacione të fshehta, siç ka dal tashmë për manjatë të mëdhenj rusë që porosisin shefin e madh të FBI për të dënuar rivalin e biznesit të vet.

Rama, i gjetur ngushtë dhe me shpatulla pas murit prej revoltës së madhe popullore të para disa viteve, që kurorëzoi me tubimet e përditshme të njerëzve në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë, gjen një marifet, një artific, një pehlivanllëk nga ata më perversët për të shpëtuar. Porosit, me lidhjet e tij të “çuditshme” sorosiane, pikërisht këtë shef të madh, që të zhbirilojë afera e të gjejë mundësinë për të kapur mat kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën. Them lidhje të çuditshme sorosiane, jo se tashmë nuk dihet dhe është mister se kush e ka mbajtur në pushtet qeverinë e tij të diskredituar nga skandalet, po për faktin sesi mundet këto lidhje korruptive të përdoreshin për të dënuar opozitën e një vendi dhe sesi ato të arrijnë që McGonigalin “e madh”, të mësuar me manjatë e nivele njerëzish të rangut botëror, ta “ulin” në nivelin “mjeran” të Lulit të “vogël” shqiptar. Eh, sa turp edhe për vetë lidhjet sorosiane dhe çfarëdo lidhje tjetër , që fare mirë mund të përdoreshin për lobime të frytshme në favor të ekonomisë dhe demokracisë shqiptare, që të shkojnë drejtpërdrejt edhe në favor të njerëzve të vuajtur të këtij vendi. Gjithkush e mban mend mirë frymën që populli i opozitës i dha ditëve të “tendës”, të aq shumë shpresave që ajo u ngjalli shqiptarëve, të lëvizjes studentore, e kështu me radhë. Ishte koha e artë kur Shqipëria mund të merrte kthesën e madhe të përmbylljes përfundimtare të periudhës së tranzicionit 30 vjeçar, kohë të cilën Edi Rama e vrau me marifetin e kapjes peng të kreut të opozitës për çështjen Muzzin, aferë kjo e zbuluar falë korrupsionit të të dërguarve të tij, pikërisht në njërin prej tre takimeve që, sipas dëshmive, ka pasur me McGonigalin.

Ndjej turp të dëgjoj që kryeministri im, domethënë Djalli i zi, ky “lider” që na e ka shpallur pothuaj një dekadë veten si etalon të mos sharjes në gjuhë të huaj(anglisht), të takohet me një “shef” të FBI për të “spiunuar” liderin e opozitës dhe për t’i shpëtuar padrejtësisht zemërimit dhe vullnetit të popullit të tij. Drejtësia amerikane e kapi dhe e dënoi McGonigal-in, kurse Djalli ynë livadhis ende sa andej këtej, duke vazhduar të dëmtojë mos-më keq vendin dhe popullin. Mjafton ky fakt, që moralisht, botërisht dhe përjetësisht, ta njollosë me turp e neveri “kryeministrin” e vendit tim, me shpresën se edhe legalisht e politikisht ai të marrë gjithçka meriton, jo vetëm për këtë rast, por edhe për dy takimet e tjera, kur duhet të ketë “kompromentuar” përsëri opozitarizmin shqiptar me blerjen e non-gratës për Berishën, mu në vendin ku thuret intriga dhe kurthi.

Tashmë, qëllimi i tij po bëhet më i qartë nën dritën e diellit që po ndriçon afera e tmerrshme e shefit të FBI-së, pavarësisht përpjekjeve titanike që u bënë për ta zbehur këtë çështje në gjithë baltën dhe pisllëkun që e karakterizon. (Që nga ato ditë e deri më sot, “kryeministrit” të vendit tim, Djallit tonë legjendar, i ka mbetur në gojë BALTA. Sepse edhe punët i ka bërë baltë!) Nuk është aspak makineria e përsosur socialiste ajo që i paska fituar zgjedhjet, se përndryshe për çfarë do të rrekej Rama të tirrte gjithë atë rrjetë merimange korrupsioni? Madje përtej oqeanit, edhe në zemër të një shërbimi të gjithëfuqishëm si FBI-ja, për të shpëtuar me kleçka dhe sajesa prej vullnetit opozitar. Ngaqë nuk arriti të merrte dot peng Berishën, si Lulin dikur, ai shpiku non-gratën, nga frika që kishte se opozita mund të fitonte dhe aspak nga siguria se “makineria e patronazhistëve” të vet do të funksiononte fitimtare, siç ai e trumbeton gjithandej. Por zemërimi nuk vihet kurrë në pranga! Ja pra, të gjesh e të përdorësh lidhje për një shef të madh të zbulimit amerikan, është si t’i hysh më këmbë rrugës më të keqe e më të vështirë të mundshme, ndaj dhe afera e zbuluar, pavarësisht përfundimit të saj ligjor, që tani ka treguar në mënyrë të tërthortë që Rama kurrë nuk ka pasur besim se do t’i fitonte zgjedhjet me të drejtë e vërtetësi, se masakra zgjedhore e gjithë këtyre viteve është realitet dhe se frika e tij proverbiale ndaj opozitës është një real-politikë. Kjo frikë si pasojë të drejtpërdrejtë sjell një kompleks të theksuar inferioriteti ndaj fuqisë së saj, të cilën për ta kompensuar, sipas mësimeve të mjeshtërve të mëdhenj të psikanalizës, kthehet në atë kompleks udhëheqës e gjithë-pushtetesh të qenies njerëzore që, sipas Alfred Adler-it, tipologjizohet si kompleksi i superioritetit.

Këtu fillon kënga e fjalimeve të rij, e tallavasë, e fjalëve të ndyra,e gojës së tij të mbushur me kënetë dhe zogj që shohin vetë natën , e thirrjeve, aktrimit të pashoq prej një Djalli të vërtetë, me ato të famshmet “kap ça të kapësh”! Ja, këtë kompleks ai ka shpërfaqur e do të shpërfaqë përherë në skenën politike shqiptare. Vetëm se rrjedhojat e përzierjes që sjellin këto dy komplekse, karakterizojnë keq në mendjen e tij perspektivën e një mendjeje komuniste që deshi të shkatërrojë opozitarizmin shqiptar me çdo kusht e mjet, vetëm që të mbrohet e të arrijë të jetojë në pushtet, edhe pse tanimë në pushtet, pas kësaj afere dhe dhjetëra skandaleve, nuk ka për të jetuar kurrë i shëndetshëm mendërisht jo vetëm me pushtet por edhe pa pushtet. Tatëpjeta e tij politike dhe psikologjike, me zbulimet e deritanishme të tre takimeve me McGonigal-in, ka nisur dhe e ka vulosur përfundimisht me turp e neveri karrierën e tij si njeri, si shqiptar pa tradita e zakone dhe si pushtetar shqiptar që mburret të lërë gjurmë në histori. Po gjurmët e mbrapshta ai i ka lënë! Shumë bukur! Po, tani është e qartë si drita e diellit, se ai i ka lënë gjurmët, si korruptuesi më i neveritshëm i spiunëve që shkatërrojnë opozitën e vendit të tij për të fituar padrejtësisht zgjedhjet, sepse si burrë dhe ballë për ballë nuk arrin t’i fitojë dot kurrë.

Ndërkohë që shtiret, shtiret, shtiret pafundësisht! Duket se është bërë për të ardhur keq, sepse ato poturet e tij këto ditë duket të jenë mbushur plot! Kanë filluar të bien furishëm kambanat kombëtare, e ndërkombëtare, sidomos ato të amerikanëve miq, që kanë gabuar shumë me mbështetjen që i kanë dhënë këtij njeriu dhe të evropianëve indiferentë, që e mbajtën kaq kohë si kloun në oborrin e BE-së, ku një praktikë e tillë totalitare, mos e dhëntë më Zoti të përsëritet edhe një herë tjetër në Shqipëri.

Share it :