Sherifi do vije/ Berisha: Datën e ardhjes së Chris LaCivitta po e lë si surprizë për Edi Ramën!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi në një konferencë për shtyp se datëa e ardhjes së Chris LaCivita, do të jetë një surprizë për kryeministrin Edi Rama. Ai siguroi se LaCivita do të vijë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm, duke përmendur se ky i fundit do të jetë një “sherif” që do të kontribuojë në fushatën e PD.
“Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë.
Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë.
Sherifi do vijë.
Chris do vijë.
Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.
Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër.
Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni.
Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme.
Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë.
Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale”, tha Berisha.