Dosja McGonigal?? Rames nuk i del e keqja me LaCivita

Dosja McGonigal?? Rames nuk i del e keqja me LaCivita

Gruaja e Bilalit” që pagoi në mënyrë të paligjshme para për të bërë një foto me ish-Presidentin Obama ka pyetur sot se ku i gjen paratë “Sherifi” LaCivita që vjen në Shqipëri.

Rama ngriti pikëpyetje ndaj opozitës se ku i gjen paratë për financimin e një konsulenti të tillë për fushatën elektorale.

“Po na vjen dhe sherifi! Turistat janë të gjithë të mirëpritur të vijnë, por këta turistat që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje më vete, ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash. Megjithatë, të vijnë, bujrum janë të mirëpritur! Erdhi dhe 11 maji në fakt dhe aty do të duken qartë dhe pastër të gjitha gjërat”, tha Rama.

Rama tha se problemet e shefit të opozitës me drejtësinë nuk mund të mbyllen duke kontraktuar një konsulent amerikan për fushatën elektorale.

“Bëhet fjalë për individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë. Si mendoni ju, që BE këto nuk i merr në konsideratë? Apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet, dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë, dhe këtu mbyllet filmi?

Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesante se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar, si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.
Mos te harrojme edhe Skandalin McGonigal

Share it :