Berisha: Vota për opozitarët e opozitës, votë për Edi Ramën!
Gjatë takimit me kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore në selinë blu, lideri i opozitës, Sali Berisha, bëri dhe një thirrje për partitë e reja.
Berisha tha se, vota për opozitarët e opozitës është votë për Edi Ramën! Unë i ftova në koalicion, por ata zgjodhën të rrinë në shërbim të të keqen.
“Në debatet televizive nuk do refuzoni, përveç atyre që janë me opozitarë të opozitës.
Me ata nuk keni ndonjë punë ju.
Që ta dini ju, unë e kam thënë publikisht, unë i ftova ata atë ditë, por ata nuk erdhën.
Unë e dijë që ata kanë qëndrime të ndryshme nga ne, por përsëri nuk pajtohem me këtë shtypje që ai u bën partive të vogla.
Nuk mund të pajtohem se kjo është antipluralizëm.
Është antidemokratike.
Dhe ju premtova dhe prapë u premtoj që do bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë ligj. Ky është ligj antidemokratik.
Nuk është e vërtetë që ky është ligji ynë.
Jo, absolutisht. Në reformën e vitit 2008, çdo parti kishte zërin e vet të votave.
Bëje koalicion, por anëtarët e saj votonin për partinë e vet.
Mirëpo ato nuk gjetën kurajo dhe forcë të dalin nga orbita e opozitarëve të opozitës dhe rrinë në shërbim të të keqes së madhe.
Edhe në qoftë se nuk duan, por në fakt ato vota i shkojnë në favor Edi Ramës.
Megjithatë ne kemi frontin opozitar më të gjerë të krijuar dhe vazhdojmë këtë betejë me bindje dhe optimizëm të madh se do bindim qytetarët shqiptarë që më 11 maj të votojnë për projektin më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë përpara, projektin e Shqipërisë Madhështore”, tha Berisha.