Berisha, 1 minute heshtje për Margarita Xhepën: Ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran

Berisha, 1 minut heshtje për Margarita Xhepën: Ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktores së madhe Margarita Xhepa.

Në një konferencë për gazetarët, ai e cilësoi Xhepën si artisten më përfaqësuese të skenës shqiptare për disa dekada. Sipas Berishës, ajo shndriti në qindra role me talentin dhe forcën e saj të jashtëzakonshme të interpretimit.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa.

Margarita Xhepa është një artistë e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.

Me një talent të rrallë.

Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm.

Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë.

Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj”, tha Berisha.

Share it :