Fushatë e vështirë’, Kariqi: Rama nuk ka pasur program përveç se kur mashtroi shqiptarët në 2013

Fushatë e vështirë’, Kariqi: Rama nuk ka pasur program përveç se kur mashtroi shqiptarët në 2013

Arnold Kariqi, Kandidat i PD i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është një fushatë e vështirë dhe jo si gjithë të tjerat.

Kariqi: Tirana është një qark sa i madh aq edhe i vështirë.

Normalisht është një fushatë nëse mund ta quajmë kështu, jo si të gjitha të tjerat.

Është një fushatë e vështirë.

Dihet se si bëhen fushatat në vendin tonë.
Është shumë e vështirë që ti shkojmë njerëzve me program, me ide dhe me premtime sepse e shkuara ka treguar se programet nuk janë marrë shumë parasysh sigurisht nga forca politike që udhëheq sot Shqipërinë.

Të gjithë jemi dëshmitarë që Edi Rama nuk ka pasur program përveç se kur mashtroi shqiptarët në 2013.

Më pas e vijoi fushatën e tij herë me timonin, herë me tepsinë.

Tani ka dalë me simbolin e bufit.

Share it :