Përgjimet/ ‘Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë’, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

Përgjimet/ ‘Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë’, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

Media sapo ka publikuar një nga përgjimet “e nxehta” të Veliajt, i cili i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

mandatit te prokurorit Ols Dado dhe gasja ge ai ka ndaj institucioneve
krijon premisa ge tenderhyje ne to dhe ti perdore ne funksion te gellimeve të
tij
Perpjekjet e shtetasit nen hetim Erion Veliaj te Ministrili Dretesise, ne mênyre ge e mos transferohet ne lEVP jeter due te shpanget nga kontrollet ge i bähen ne dhomad e paraturgimit. Fer kite gid, shtetasi nen hetim bisedon me bashk&s horten
dhe vüllain e tij, qe te angazhojne te johurit, miqte, shoket, shielasit Mero dhe
Gent Sula, te cilät duhet te kerkojne te Ministri i Drejtesise kete gie. Gjithashtu
nga permbajja e komunikimeve te perguara perfiohet eche aje e chine e
rendesishme ge ka te beje me marredhenien mes dy personave nen hetim lErion
Veliaj dhe Gent Sula. 4. Shume flagrante ishte nderhytia e pe hetuarit ne procesin hetimor duke orientuar deshmitaret e thirrur nga organi prodedues. INe kete rast i hetuari Veliaj i körkon
bashkäshortes seij Ajola qe tainkurajoje Greta Domin dhe po kgsitu, ne

Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S. që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe G.S, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë.

Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet.

Ndër të tjera, Veliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe “do ta mbysë me thonj”.

“I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t’i bëhen kontrolle”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Share it :