Berisha: Do të heqim çdo detyrim fiskal për pensionistin që punon!

Berisha: Do të heqim çdo detyrim fiskal për pensionistin që punon!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me pensionistët, theksoi se do të hiqen të gjitha detyrimet fiskale për pensionistët që punojnë. Ai u angazhua për heqjen e taksës mbi dividendin, duke e cilësuar atë si një taksë të padrejtë.
Berisha kritikoi qeverinë për përjashtimin e pensionistëve nga programet e analizave mjekësore, duke e quajtur këtë akt turpërues. Ai bëri thirrje për një reformë që do të përfshijë analizat falas për pensionistët dhe rimbursimin e plotë të ilaçeve për ta..
“Lidhur me sugjerimet e drejta tuajat, ne do heqim çdo detyrim fiskal për pensionistin që punon për ato që fiton.
Do përjashtohet nga çdo lloj detyrimi, sigurimesh apo të tjerash.
Lidhur me dividentin. Dividenti është një taksë e padrejtë sepe vendos tatim mbi tatim.
Kam qenë gjithnjë për heqjen e tij, dikur nuk e kemi pasur në vitet ’90. Tani specialistët nuk janë shumë dakord për heqjen e tij, por pas vendosjes së taksës së sheshtë, iu garantoj se paketa tjetër do bëjmë çmos që të heqim fare taksën për dividentin. Nuk duhet të ekzistojë.
Analiza falas është 100 përqind e mundshme. Çfarë bën sot Edi Rama me bashkëshorten e kushëririt të vet, Vilma Nushi?
Bën check-upin që asnjë vend i pasur nuk e bën dhe nga check-upi ka përjashtuar pensionistët. A ka akt më të turpshëm, më absurd?
Po ai që ka nevojë për një analizë njëherë në gjashtë muaj është pensionisti dhe këta pikërisht pensionistët i përjashtojnë nga check-upi.
Dhe, që ta dini, janë 60 milionë euro që Vilma Nushi me Edi Ramën ndajnë në check-up, se ndryshe nuk mund të ndodhi kurrë. Janë 60 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma janë analiza të pabëra kurrë sepse Edi Rama ka firmosur kontratën me Vilma Nushin që shteti do e paguajë atë për 1.2 milionë analiza, për të gjithë analizat e pabëra. Ajo bën 400 mijë, 500 mijë, të tjerat i paguan shteti, i ndan me Edi Ramën.
Plus që përdor të gjithë infrastrukturën. Kjo është një nga plaçkitjet më të mëdha. Kjo merr fund!
Analizat falas për pensionistët do i vendosim që muajt e parë. Pa asnjë mëdyshje.
Për ilaçet, ju duhet të keni rimbursimin e plotë 100 përqind dhe u siguroj se ne do përdorim listën më të gjerë të mundshme për rimbursimin e ilaçeve”, tha Berisha.

Share it :