Berisha: Margarita Xhepa do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur nderimin më të thellë dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të aktores Margarita Xhepa në 7 dekada të artit dhe kulturës shqiptare.
Gjatë homazheve, Berisha theksoi se, edhe pse Margarita Xhepa nuk është më mes nesh, ajo do të mbetet përjetë e gjallë në memorien e atyre që ndoqën me admirim interpretimet e saj.
“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.
Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.
Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha.