Berisha: Paratë e vjedhura nga qeveritarët do ua kthejmë qytetarëve!

Berisha: Paratë e vjedhura nga qeveritarët do ua kthejmë qytetarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar qytetarëve se, do të ‘pastrohet shtëpia’, duke u shprehur se do ti kthehen shqiptarëve paratë që janë vjedhur nga qeveritarët.

Berisha tha se, kemi gjithë forcën dhe vullnetin t’i rikthehemi në mënyrën më të fuqishme luftës së korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja dhe t’ua kthejmë ato ju. Ne. Do t’ua kthejmë ato ju. Janë taksat tuaja!

“Ndaj dhe ne, siç jeni informuar kemi përcaktuar si shtyllë të tretë kryesore të programit tonë, Pastrimin e Shtëpisë.

Ne nuk do të dilnim para jush, në qoftë se nuk do ishim 100% të sigurtë se, me dorë të hekurt, me zero tolerancë, ne do luftojmë vjedhjen e korrupsionin e qeveritarëve dhe zyrtarëve, ne do luftojmë krimin e organizuar që është shndërruar, është bërë një me qeveritarët.

Pikërisht, në këtë betejë për të pastruar shtëpinë tonë, ua them unë ju, nuk ka asgjë më jetike, gjithçka rrënohet në qoftë se me gërshërët e ligjit nuk japim përgjigjen më të merituar vjedhjeve dhe shpërdorimit të parave të taksave tuaja.

Ne e kemi luftuar korrupsionin. Sigurisht, korrupsion ka patur. Por u them unë ju, praktikat që ne instaluam për luftën kundër korrupsionit ishin praktikat më transparente, dhe çfarë ka mbetur nga ajo kohë janë të vetmet.

Regjistrimi i biznesit me 1 euro. Ishte 4 mijë euro dhe një muaj kohë. Licencat, i shtuan i kthyen, por ne i reduktuam licencat nga 200 në 60. Vendosëm e-Albania. Vendosëm kadastrën digjitale. Vendosëm transparencën absolute të shpenzimeve të Thesarit të Shtetit.

Çdo qytetar mund të kontrollonte të nesërmen se sa para ka shpenzuar kryeministri i vendit nga taksat e tij.

Pra, ne përjashtuam me ligj ministrat nga autoritetet kontraktore. Pse po ua numëroj të gjitha këto? Ne kemi gjithë trashëgiminë, por kemi gjithë forcën dhe vullnetin t’i rikthehemi në mënyrën më të fuqishme luftës së korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja. Dhe t’ua kthejmë ato ju. Ne. Do t’ua kthejmë ato ju. Janë taksat tuaja.

Ne do i kthejmë ato në rroga, ne do i kthejmë ato në pensione, ne do i kthejmë ato në shërbime, në shëndetësi, në arsim. Ne do i kthejmë në subvencione në bujqësi. Pra, pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore mbi të cilin bazohet programi ynë”, tha Berisha.

Share it :