Nuk ka përçmim më të madh ndaj qytetarëve të bësh atë që bën Lubi Balluku me makinën e vet

Nuk ka përçmim më të madh ndaj qytetarëve të bësh atë që bën Lubi Balluku me makinën e vet

Në takimin me qytetarë dhe simpatizantë të PD të degës numër 2 në Tiranë, lideri Berisha ka vënë theksin sërish tek korrupsioni dhe abuzimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Berisha u shpreh se, Balluku për BMW-në e vet ka prokuruar lavazhin me të cilin ndan paratë për pastrimin e makinës të çdo, se shoferi i saj nuk mundet dot t’i japë një leckë, apo një pastrim. 10 mijë euro në muaj.

“Sot, ky është kryeqyteti në të cilin për objektin publik për ndërtimin e djegësit të kryeqytetit, nga taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro. Ai nuk ka gjurmë kund. Edhe paratë nuk kanë gjurmë, se paratë kanë shkuar në kontot e Edi Ramës dhe suitës së tij.

Sot, me një dorë vetëm në Unazën e Tiranës, për ndërtimin e 13 km të saj e ka ndarë në 14 kontrata. Ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk gjindet. Dhe ndahet në 14 kontrata, sepse çdo kilometër i saj është ndërtuar me 17 milionë euro. Në çdo kilometër të saj, ju garantoj unë ju, se Edi Rama me Belinda Ballukun, ka ndarë me hajdutin nga këto 17 milionë, minimumi 12 milionë.

Segmentet e ndërtuara nga ne janë plot vepra arti, të Unazës kanë kushtuar 3.8 milionë kilometri. Por po e marrim se janë rritur 30% çmimet, dhe po e marrim që i bie pra, që tani të kushtojnë jo 3.8, por të kushtojë 4.1 milionë euro kilometri. Kurse këta e ndërtuan me 17 milionë. Ja sepse e copëtoi rrugën në mënyrën më të paimagjinueshme. Copëtuan rrugën në 14 kontrata.

Dje mediat publikuan se ky person, imagjinojeni pak, paguan për pastrimin e makinës së vet për muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë!

Sot, për BMË-në e vet ka prokuruar lavazhin me të cilin ndan paratë për pastrimin e makinës të çdo, se shoferi i saj nuk mundet dot t’i japë një leckë, apo një pastrim. 10 mijë euro në muaj.

Nuk ka përçmim më të madh se sa mund t’ju bësh qytetarëve të tu, në qoftë se ti i lejon vetes akte të tilla. Nuk kisha dëgjuar kurrë, dhe madje edhe me minuta se sa duhet të presë makina e saj.

Por kjo, sigurisht, që çdo gjë e ndan me Edi Ramën, se përndryshe ajo nuk qëndronte aty 4 minuta. Ajo kishte detyrë të mbikëqyrte, të supervizonte punimet e djegësit. Ajo kishte në ministrinë e saj një njësi të paguar me taksat tuaja, të cilët kishin detyrë të ndiqnin punimet e djegësit. 6 vite rresht ajo nuk bëri një raport, sepse e dinte që paratë zhdukeshin. Se sepse e dinte që paratë shkonin te Edi Rama.

Pra, ky është drejtimi. Unë mund t’ju jap ju me dhjetëra e dhjetëra shembuj të tjerë. Po kjo çfarë solli? Kjo solli bllokimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kjo solli rrënimin e vendeve të punës. Kjo solli largimin e të rinjve nga Shqipëria, dhe jo vetëm të të rinjve. Kjo solli pasiguri të madhe në çdo familje, familjes që i ikin fëmijët dhe mbeten vetëm. Ata mbeten në vetmi, ata mbeten në pasiguri. Dhe këto të gjitha për shkak të korrupsionit”, u shpreh Berisha.

Share it :