ASHM takim sonte në Lezhë, Gjoni: Lista e PD me njerëz me shumë vlera, programi i PD më i miri në 35 vite
ftuar në edicionin e mesditës ishte Gjin Gjoni kandidat i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Lezhës.
Në bisedë me moderatorin Bled Marku Gjoni tha se PD në listën e saj ka njerëz të spikatur dhe që përfaqësojnë vlerat e PD por edhe ato të komunitetit. Ata do të prezantohen gjatë ditës së sotme nga kreu i PD Sali Berisha në një takim në Lezhë.
Gjin Gjoni: Lista e paraqitur, janë njerëz me shumë vlera dhe janë njerëz të spikatur në fusha të ndryshme, janë profesionistë, ish deputetë ose deputetë aktualë të parlamentit të Shqipërisë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë një periudhe shumë të vështirë të një opozite në të cilat PD ka kaluar në këto 12 vjet.
Nga krahu tjetër, ju e dini shume mirë se janë njerëz të cilët padyshim që janë të përfolur edhe në shtypi i ditës. Njerëz të cilët janë të lidhur edhe me dosje të caktuara që kanë të bëjnë me zgjedhjet e kaluara. Ata nuk janë kandidatë si emra të spikatur ose që përfaqësojnë shtresa të caktuara të shoqërisë por janë nga grupe të caktuara interesi dhe njerëz të cilët janë të lidhur me politiken e sotme që qeveris ashtu siç të gjithë e dimë.
Nga ana tjetër PD vjen me një program i cili është më i miri që ndonjë forcë politike ka patur në këto 35 vite….