Berisha: Biznesit do ia përgjysmojmë barrën fiskale, gjobat e vendosura do të falen të gjitha në 12 maj
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve në Lezhë u shpreh se biznesit do të ja përgjysmojnë barrën fiskale dhe se gjobat e vendosura do të falen të gjitha në 12 maj.
Berisha: Miqtë e mi!
Shqipëria Madhështore do mund të realizohet vetëm duke pastruar shtëpinë tonë.
Rëndom pyesin, po ku do i gjeni këto para, ku janë këto para. Ju garantoj se këto para janë që të gjitha, që të gjitha nga taksat tuaja dhe ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër, veç se do të ua kthejmë ju paratë e taksave që ju paguani.
Ne do i kthejmë ato në pensione që do i rrisim me 20 përqind.
Ne do i kthejmë ato në rroga do ti rrisin, thashë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Gjatë një mandati në Shqipëri nuk do të ketë mësues që të mos marrë 1500 euro.
Mësuesit shqiptarë do të paguhen më mirë se të gjithë mësuesit e rajonit.
Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë për djegësa fantazëm. Djegësa që djegin 130 mln euro para tuaja dhe atje nuk ekziston një tullë në themel. Paratë përfundojnë në kontot bankare ofshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ndërsa Lubia, Lubia që nuk ka pasur ndonjëherë të tillë në trojet shqiptare si ajo e papërmbajtur në lakmia për para dhe luks, 5 vite që duhet të mbikëqyrte punimet çdo muaj të djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë, asnjë muaj sepse i dinte që paratë po i vidhte Edi Rama.
Dhe e dinte që në momentin e parë që ti mbikëqyrte do të detyrohej të mos disbursonte asnjë qindarkë.
Paratë do të ua marrim këtyre ne, ku i kanë fshehur ku i kanë ngurtësuar.
Ju them unë ju, kryeministri i vendit nuk do të udhëtojë me avion taksi. 21 mln euro në dy vite. Se kryeministri i vendit do të zbatojë ligje dhe nuk do të përzërë investitorë të huaj, sepse televizionet janë kritike ndaj tij, dhe pastaj ju paguani 110 mln euro investitorit italian sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj e përzunë nga vendi sikur të ishin, mund të ju vej çdo epitet, por problemi është se ata lanë mbi barrën tuaj 110 mln euro që duhen paguar. Kjo nuk ndodh më.