Berisha: Oficerët e policisë u ndëshkuan se u përballën me krimin! Ata do të marrin përsëri vendin që meritojnë

Berisha: Oficerët e policisë u ndëshkuan se u përballën me krimin! Ata do të marrin përsëri vendin që meritojnë

Gjatë prezantimit të programit të opozitës për rendin dhe kufirin kreu i opozitës theksoi se, oficerët e policisë u ndëshkuan se u përballën me krimin por do të marrin përsëri vendin që meritojnë.

“Edi Rama kërkon një mandat të katërt pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë nga trojet e tyre se nga të gjitha pushtimet, përfshi pushtimin serb.

Nuk ka arritur pushtimi serb të largojë nga Kosova në 12 vite sa largoi ky nga Shqipëria.

Një reformë tërësore, e cila është parashikuar në program, të cilën do e plotësoni me mendimet tuaja, me idetë tuaja, do të ndërmerret.

Të gjithë ju, subjekt i padrejtësive të mëdha ligjore që janë bërë, do merrni vendin që meritoni.

Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin.

Ju u ndëshkuat për t’i hapur rrugën krimit.

Do mbetet ditë e zezë në historinë e këtij institucioni, kur një vagabond, një delinkuent si Saimir Tahiri, shpallte shkrirjen e policisë kriminale se kishte kapur prindërit e tij teksa bënin kontrabandë.

Dhe i hapte rrugën krimit, skafeve dhe trafiqeve të tij personale, familjare.

Ky ishte fillimi i Edi Ramës, i qeverisjes së Edi Ramës.

Në aktin më të parë hapi portat në të katër anët për krimin dhe trafiqet.

Por e drejta për ju do vendoset me vendosmëri dhe duhet të jeni krenarë për detyrat që keni kryer.

Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën dhëmb për dhëmb me krimin dhe u larguan nga detyra me vetingun gjueti shtrigash, ata që dhanë dënime përjetë për bandat e qeverisë socialiste, ata janë sot jashtë institucioneve si hakmarrje për ta.

Të gjitha këto, marrin fund!

Unë besoj plotësisht tek ju.

Besoj plotësisht tek burrat dhe gratë, tek institucionet, në Policinë e Shtetit, në prokurori, në gjykata, që kanë vullnet të zbatojnë ligjin. Në këtë mënyrë të zbatojmë narkoshtetin me shtetin ligjor.

Të rikthejmë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe garantimin e tyre. Garantimin e sigurisë së tyre.

Sot burgjet e tyre janë në shumë aspekte tejkalojnë burgjet e kohës staliniste, e kohërave më të egra.

Unë po vij nga Këshilli i Europës, bëra një denoncim shumë të fuqishëm në Komitetin e Antitorturës.

Çfarë ndodh? Njëri pas tjetrit lajmet, vdiq filani, 28 vjeç, vdiq tjetri 32 vjeç nga vdekje natyrale. Nuk ka vdekje natyrale për një 28 vjeçar apo për një 32-vjeçar. Këto janë të gjitha fshehje të krimeve që ndodhin në këto institucione, ku vetë ministri, vetë Uluziu merret direkt me akte të ulëta, provokime pa asnjë lloj koncepti për dinjitetin njerëzor.

Kudo që të jetë, cilido që të jetë, ai ka dinjitetin e tij. Duhet të ketë sigurinë e tij”, tha Berisha.

Share it :