Kampioni i vlerave të qytetarisë durrsake’/ Meta thirrje qytetarëve: Votoni Adriatik Hoxhën, si përfaqësuesin tuaj në Kuvend
Presidenti i PL, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e prezantimit zyrtar të kandidatit për deputet në Qarkun Durrës, Adriatik Hoxha.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka kërkuar votën masive të qytetarëve durrsakë për kandidatin Hoxha, si përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Kampioni i vlerave të qytetarisë durrsake në radhë të parë, për këtë emër të madh të atletikës tonë kombëtare, të sportit të Durrësit në mënyrë të veçantë, por edhe atij kombëtar’, thuhet në thirrjen e Metës për qytetarët.
Të dashur qytetarë të Durrësit, në veçanti anëtarë e simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë sonte, në ora 18:30 në prezantimin zyrtar të kandidatit për deputet në Qarkun Durrës, Z. Adriatik Hoxha, i cili më 11 Maj do të votohet masivisht për të qenë përfaqësuesi juaj në Kuvendin e ri.
Përkrahjen më të fortë për kandidatin tonë të shkëlqyer, për kampionin e vlerave të qytetarisë durrsake në rradhë të parë, për këtë emër të madh të atletikës tonë kombëtare, të sportit të Durrësit në mënyrë të veçantë, por edhe atij kombëtar.
Suksese dhe Fitore Adriatik Hoxha!
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ADRIATIK HOXHA, QARKU DURRËS.