Raporti i RCC: Shqipëria “ngel” në menaxhimin e sektorit publik, shkencë dhe inovacion

Raporti i RCC: Shqipëria “ngel” në menaxhimin e sektorit publik, shkencë dhe inovacion

Një raport i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) hedh dritë mbi performancën industriale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Në një kohë kur zhvillimi industrial është kthyer në një gur themeli për rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal, raporti sjell të dhëna të rëndësishme mbi arritjet, sfidat dhe mundësitë e secilit shtet. Shqipëria del më mirë se mesatarja rajonale në shumicën e treguesve, por përballë saj qëndrojnë sfida komplekse, nga inovacioni i dobët te menaxhimi i dobët i ndërmarrjeve shtetërore.

Raporti i titulluar “Monitorimi dhe Vlerësimi i Performancës Industriale dhe Ndikimit të Politikave në Gjashtë Shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ofron një analizë të zhvillimeve industriale në rajon, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Ky raport përdor metodologji të ndryshme, si mjetet e EQuIP dhe ato të UNIDO-s, për të vlerësuar performancën industriale në aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore, me synimin për të mbështetur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në përputhje me objektivat e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).

Share it :