Guatanamo shqiptare nisi punën.
Nga Alba Alimehmeti
Me pranga në duar e të rrethuar nga roje e agjentë tê forcave të rendit, 40 emigrantë tê dëbuar nga Italia zbresin nga anija ushtarake Libra (dhuruar Shqipërisë nga qeveria italiane), në Portin e Shëngjinit.
Janë emigrantë me urdhêr dëbimi nga shteti italian, kush si trafikant, kush me varêsi toksikodipendence, kush për probleme rrezikshmërie sigurie e rendi, tê tjerë pa dokumenta e me leje qëndrimi të refuzuar.
40 emigrantêt janë të kombësive të ndryshme; moldavë, marokenë, tunizianë, indianë, pakistanë, algjerianë.
Zbresin në tokën shqiptare me pranga në duar e rrethuar nga truproja sikur të ishin kriminelët më të rrezikshëm të Europës.
Toka shqiptare është prej sot Guatanamo e Europës.
Gjadri është sot burg për emigrantë hallexhinj që nuk kanë mundur të bëjnë letrat e qëndrimit në Itali e një burg për personat me skedë penale të rëndë që Italia ka vendosur t’i shkarkoj në Shqipëri.
Marrëveshja e 6 nëntorit 2023 që Shqipëria nënshkroi për të mikpritur emigrantë të pêrkohshëm në thirrjen e vëllazërisë me Italinë, u rrëzua e u kthye në një kontratë burgu për persona të deportuar nga Italia.
Autor i kësaj vepre publike antimorale, anti njerëzore, anti kombëtare êshtë Qeveria shqiptare e KM Rama.
Italia tokën shqiptare e ka nën juridiksionin e saj falë tyre e po falë tyre Shëngjini e Gjadri është sot një tokë turpi e mohimi i të drejtave njërëzore.
Një emigrant që nuk duhet të qëndrojë në terrirorin italian, o të riatdhesohet menjëherë, o të respektohet vendimi final i gjykatës nëse ka bêrë rekurs urdhêrit të dëbimit, por kurrsesi nuk duhet lejuar të deportohet me pranga në duar e truproje për ta futur në një kamp burg në Gjadër sepse ka më pak rrezik larg Italisë e një hall më pak pêr sigurinë kombëtare italiane.
40 të prangosurit emigrantë mbêrritën në Shqipêri ditën e hapjes së fushatês për zgjedhjet politike të 11 majit.
Në Tiranë po jepen premtime pêr 4 vjecarin e ardhshëm, e në Shëngjin e Gjadêr u bë de facto fati i këtij territori shqiptar të paktën për 10 vitet e ardhshme;
Janë Guatanamo shqiptare!
Në Shëngjin ra mbrëmja e 11 prillit 2025.
Pallatet janë me drita të fikura shumica.
Pjesa më e madhe e familjeve autoktone janë emigrim.
“Autochton” lexon dhe tabela e një dyqani pak metra larg portit.
Fëmijêt e dyqanxhiut janë tê tre në emigrim.
“Pak më tutje janë afganët, thotë. Na thanë se do shtonin tregtimin, por asgjë. Hanë e pinë në hotel e as një shishe uji nuk blejnë këtu”.
Në Gjadêr u ndezën dritat.
Dhomat burg të Guatanamos shqiptare mbyllën dyert.
Nga dritaret qeli mbi porta, ku hyjnë vec sytë, rojet e policisë penintenciare bëjnë kontrollin e natês.