LaCivita: Berisha ka një program të mirëfilltë konservator! Një fitore për të është fitore për çdo familje shqiptare

LaCivita: Berisha ka një program të mirëfilltë konservator! Një fitore për të është fitore për çdo familje shqiptare

Në prezantimin e programit të PD, në Pallatin e Kongreseve, Chris LaCivita, strateg i fushatës së presidentëve Ronald Reagan dhe Donald Trump, mbajti fjalën e tij ku theksoi dështimin e 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një dështim të plotë për familjet shqiptare.

Ai e vlerësoi Dr. Sali Berishën si një mik të vërtetë për shqiptarët, duke theksuar se ai ka një program të qartë për të ulur koston e jetesës dhe për të krijuar mundësi për rininë shqiptare.

LaCivita: Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh.

Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare.

Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.

Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.

Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet.

Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. ]

Faleminderit!

Fitore! Fitore!

Share it :