Berisha i përgjigjet Ramës: Blinken është sot non-grata në vendin e tij! Skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën se skandali McGonigal nuk do të mbyllet kurrë, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kryeministrit se ‘kazani po zien’, teksa iu referua skandalit me detaje të reja.
Një përgjigje lideri demokrat pati edhe ndaj komenteve të Ramës, lidhur me ‘non gratën’ në SHBA, teksa Berisha i kujtoi ish-sekretarin amerikan, Antony Blinken, i cili sipas tij, sot është person i padëshiruar në vendin e tij.
Përgjigjen Ranës, kryedemokrati Sali Berisha ia dha në një deklaratë për mediat nga selia blu mesditën e kësaj të marte.
“Tani, që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë, që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij.
Sepse unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve.
Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite.
E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.
Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane.
I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien.
Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha ai”, tha Berisha.