Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive dhe që në ditët e para iu janë kundërvënë forcave të policisë italiane.

Mediat italiane raportojnë se njëzet emigrantë kanë filluar një protestë të dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës për të shprehur irritimin e tyre mbi burgosjen që i kanë bërë. Menjëherë, autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë brenda kampit, ndërsa xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Ndërkohë në Itali, pamjet e refugjatëve që u sollën në Shëngjin me duart e lidhura me fasheta plastike kanë provokuar reagimin e menjëhershëm të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është pasuar me shqetësimin e të forcave të majta për keqtrajtime të mundshme.

Dhe në sfondin e polemikave për emigrantët e transferuar nga Italia në Shqipëri, një detaj që ende nuk është kuptuar mirë në Shqipëri është pikërisht profili i atyre 40 personave që mbërritën në portin e Shëngjinit më 11 prill.

Ata nuk janë azilkërkues të zakonshëm në kërkim të një jete më të mirë, por individë që, sipas autoriteteve italiane, përbëjnë rrezik për rendin publik, të dënuar apo të hetuar për vepra të rënda penale.

Share it :