Chris LaCivita: Edi Rama ka dështuar në 12 vite, sepse çdo gjë është më e shtrenjtë! Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë

Chris LaCivita: Edi Rama ka dështuar në 12 vite, sepse çdo gjë është më e shtrenjtë! Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë

Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë’. Kështu u shpreh drejtuesi I fushatës elektorale të demokratëve, strategu amerikan Chris LaCivita në takimin me të rinjtë e FRPD, këtë të mërkurë në Tiranë.

Sipas LaCivita, Rama ka dështuar në 12 vite, dhe kjo duket qartë dhe në shtrenjtimin e kostove të jetesës në Shqipëri.

Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato. Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!’, u shpreh LaCivita, gjatë takimit me të rinjtë demokratë

Belind Këlliçi: Chris, a mund të të bëj një pyetje lidhur me rolin e të rinjve? Sepse, ashtu si në SHBA me fushatën tënde, edhe këtu ne kemi median kryesore kundër nesh, e cila kontrollohet nga e majta. Këta të rinj janë shumë aktivë në rrjete sociale, kryesisht në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera. Si mendon ti, cili duhet të jetë mesazhi kryesor i të rinjve këtu? Si në kuptimin e një fushate pozitive dhe negative, por edhe në kuptim strategjik? A duhet të fokusohet te programi? Apo te rikthimi i shpresës? Apo ndoshta si një thirrje për miqtë e tyre që të punojnë në këtë fushatë, që të sigurohen që të qëndrojnë këtu dhe të kenë një jetë më të mirë? A ke ndonjë ide?

Chris LaCivita: Po, në fakt kam.

Para së gjithash, nuk është e gabuar të tregosh dështimet e Edi Ramës. Kjo nuk është negativitet. Kjo është thjesht e vërteta. Dhe ata duan ta përdorin këtë dhe të thonë që është… Mendoj se është e rëndësishme t’u komunikoni miqve tuaj jo vetëm çfarë jeni kundër, por duhet të dini t’u tregoni edhe çfarë përfaqësoni. Duhet t’i bëni të dyja. Dhe Edi Rama ka dështuar në 12 vitet e fundit sepse çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Korrupsioni, krimi. Dhe përgjigjja ndaj kësaj është programi dhe pikat specifike të programit. Kur postoni diçka në Facebook apo jeni online në rrjete sociale, politika është një medium shumë vizual, njerëzit vizualizojnë. Duhet t’u bëni të qartë njerëzve ndikimin që ka pasur çmimi i vezëve, çmimi i bukës, çmimi i qumështit, dhe sa shumë është rritur gjatë 12 viteve të fundit. Duhet t’ua tregoni. Nuk mjafton t’ua thoni. Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato.

Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!

Dhe kanë kaluar vetëm 100 ditë. Po imagjinoni ndikimin që mund të ketë kur ndërron qeveria. Keni pasur të njëjtin person për 12 vite. E dini si e quajmë ne këtë në Amerikë? Diktaturë. E quajmë kështu edhe këtu. E pra, ky është fundi i saj.

Share it :