Erion Veliaj rikthehet në Tiranë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut për

Erion Veliaj rikthehet në Tiranë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut për

Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, gjyqtari Erion Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” ndaj tij, shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, kërkon të lirohet nga qelia.

Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë, si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kryebashkiaku i Tiranës më herët apeloi masën e GJKKO-së në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme në 12 shkurt.

Vendimi i Apelit u zbardh pak ditë më parë, teksa pritet që mbrojtja ligjore e Erion Veliajt të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi ata kundërshtojnë masën shtrënguese, por edhe hetimin e nisur nga SPAK, që sipas tyre bazohet mbi një kallëzim anonim.

Share it :