Kalaja: 12 maji do ta kthejë Shqipërinë Madhështore!

Kalaja: 12 maji do ta kthejë Shqipërinë Madhështore!
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me banorët e njësisë adimistrative nr 15 në Tiranë, ishte edhe kandidatja për deputete në listë të hapur të PD-së, Adriana Kalaja, mbajti fjalimin e saj ku i bëri thirrje qytetarëve që të japin mbështetjen e tyre me datë 11 maj, që në 12 maj të zbatohet programi madhështor i PD, ku Shqipëria do të jetë përsëri madhështore.

“Kur më propozuan degën 15, zonën e Ndroqit, Pezës dhe Vaqarrit kisha shumë kënaqësi së pari si mbesë Vaqarri. Së dyti për një konsideratë të jashtëzakonshme që kam për kryetarin e dëgës, që është edhe gjaku im, i nënës time dhe i dajave të mi, për atë punë të jashtëzakonshme që ka bërë sidomos vitet e fundit. E treta në momentin që u delegova në këtë zonë kam nderin të kem në krah një zotni burrë që është Ethem Aga.

Mendoj që ka ardhur koha për t’i dhënë fund fjalëve, ka ardhur koha për t’i bërë vepra. Unë dhe Belindi e treguam që me vepra atë banditin e Tironës e çuam mbas hekurave. Me vepra të tre dejtuesit e njësisë bashikave Vaqarr, Ndoq, Pezë të hënën do shkojnë në SPAK. Për të gjitha problematikat që na duhen ne ti përmendim që i tha edhe Flori, zgjidhet dhe veprat do t’i bëjmë duke filluar nga 12 maji.

Na jepni mbështetjën tuaj me 11 maj, që me 12 maj të zbatojmë programin madhështor të PD, ju e njihni z. Berisha që e mban fjalën, ne do ta mbajmë fjalën. Do ta kthejmë të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë Madhështore”, tha Kalaja.

Share it :