PD prezanton ekipin për Njësinë 5/ Këlliçi: Kandidatët tanë, model ndryshe për një Tiranë më të jetueshme

PD prezanton ekipin për Njësinë 5/ Këlliçi: Kandidatët tanë, model ndryshe për një Tiranë më të jetueshme
Partia Demokratike prezantoi sot kandidatët e saj për Njësinë Administrative nr. 5 në Tiranë. Në krah të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ishte edhe drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili në fjalën e tij denoncoi problematika të shumta që, sipas tij, rëndojnë mbi këtë zonë.

Ai foli për mungesën e ujit të pijshëm, rritjen e çmimeve, shpopullimin dhe planet për ndërtimin e kullave që rrezikojnë hapësirat publike dhe banesat e vjetra. Këlliçi theksoi se kandidatët e prezantuar përfaqësojnë modelin ndryshe që ofron PD.

“Kjo njësi nuk ka nevojë për të thënë ndonjë gjë të madhe, mjafton të kujtoni se çfarë ka ndodhur me rubinetët tuaj para 3 apo 4 ditësh, që ujin e kishit ngjyrë kafe.

Jemi në zemër të Tiranës, në zemër të kryeqytetit dhe nuk laheshin dot banorët, nuk pinin dot ujë, nuk hapnin dot çezmat sepse uji ishte i pakonsumueshëm.

Mjafton të shihni çfarë po ndodh me të vetmen lulishte, me të vetmin kënd sportiv që kemi, afër stadiumit Dinamo, tek aneksi aty, ku edhe aty projekti i Edi Ramës është për të shkatërruar gjithçka, së bashku me banesat e vjetra 50-vjeçare etj, dhe për të ndërtuar kulla.

Mjafton të shihni çfarë ndodh në këtë njësi me çmimet që janë më të shtrenjtat në Tiranë.

Ne, së bashku me kandidatët e kësaj zone, kemi qenë në disa ecje në këtë zonë ku kemi takuar biznese të vogla, markete, tregun ushqimor etj, ku pikë së pari ankohen të gjithë tregtarët, por ankohen dhe të gjithë banorët sepse nuk përballojnë dot çmimet.

Çmimet janë stratosferë në këtë zonë që në fakt do të duhej të gjëlonte nga mirëqenia, por që edhe kjo zonë, në pjesë të saj, po preket nga shpopullimi.

Unë e kam me krenari të jashtëzakonshme sot të kem mundësinë t’i jap fjalën 3 kandidaturave të shkëlqyera të PD në degën 5 në qarkun Tiranë.

2 zonjave të nderuara që padiskutim janë modeli ndryshe i femrës, zonjave dhe profesionisteve në karrierë që ofron PD dhe një djali të shkëlqyer si Akili”, tha Këlliçi.

Share it :