Pjesë nga reportazhi/ Televizioni franko-gjerman fundos Ramën: Një autokrat që godet opozitën! Berisha: Ne do

Pjesë nga reportazhi/ Televizioni franko-gjerman fundos Ramën: Një autokrat që godet opozitën! Berisha: Ne do

Një nga televizionet më të rëndësishëm në Europë, rrjeti franko-gjerman Arte, ka publikuar reportazhin bombastik “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në”.

Në rreth një orë reportazh flasin protagonistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Brukseli, por ajo që bie në sy është konstatimi direkt i gazetarëve se Shqipëria është një shtet autokratik nën drejtimin e Edi Ramës

Gazetarja Aleksandra Bogdani bën konstatimin se “ne po bëhemi gjithmonë e më shumë si një mini-Rusi” dhe ky mbetet një lajtmotiv i dokumentarit.

Për BE-në, ky vend ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit. Por që nga rënia e komunizmit, Shqipëria lufton me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg. Prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit,” thuhet në dokumentar.

Gazetarët e huaj kanë intervistuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, i cili në atë kohë ndodhej në arrest shtëpie.

“Që prej 31 dhjetorit 2023, unë jam një i burgosur politik në shtëpinë time. Unë jam burgosur pa asnjë akuzë penale. Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës. Për katër vite kanë kërkuar dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Zero. Ky është një puç kundër parlamentit, nëse keni prova, paraqitini në parlament dhe unë do të bashkëpunoj. Nuk ka rëndësi se çfarë veprimi. Por pa asnjë provë, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe këtë gjë unë si ish-president nuk e pranoj”, shprehet Berisha.

Gazetarët e huaj e quajnë Ramën një politikan jokonvencional që i pëlqen që të jetë në qendër të vëmendjes.

“A ka Shqipëria probleme me korrupsionin? Natyrisht. Nuk ka asnjë dyshim. Por a ka Shqipëria sot më shumë mënyra për të luftuar korrupsionin, për më shumë transparencë, për më shumë garanci kundër korrupsionit? Sigurisht. Përndryshe nuk do të flisnim sot për sistemin e drejtësisë dhe rezultatet e tij. Dhe nuk do flisnim për njerëz që kanë pasur pushtet, madje edhe në qeverinë time, por që sot janë pas hekurave. Kjo është hera e parë në historinë tonë”, shprehet Rama.

Por pretendimi i Ramës rrëzohet nga vetë gazetarët investigativë.

“Mbi të gjitha, janë rivalët e Ramës në shënjestër të drejtësisë. Në dhjetor të vitit 2023, lideri i opozitës, Sali Berisha u arrestua, ndërsa lirimi i tij u festua nga mbështetësti e tij. Më 21 tetor 2024 u arrestua në mënyrë brutale duke u nxjerrë nga makina një tjetër ish-president dhe drejtues i opozitës, Ilir Meta. Të dyja e kritikojnë ashpër kryeministrin Edi Ramën prej vitesh,” thuhet në dokumentar.

“Tre drejtuesit e tre partive kryesore të opozitës ose janë në arrest, ose janë nën akuzë. Kjo për shkak se kjo mënyra që ka zgjedhur Edi Rama për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Në burg ka një zonë më të madhe për të ecur. Këtu kam të paktën pak hapësirë për të ecur dhe unë eci për të mbajtur trupin në formë. Shihni pak këto kulla? Çfarë janë këto? Të gjitha janë memoriale të drogës dhe korrupsionit. Një gazetare e guximshme ka zbuluar se nga 4 miliardë euro të investuara, vetëm 800 milionë vijnë nga sistemi bankar. 3.2 miliardë vijnë nga bota e nëndheshme. Edi Rama kërkon të kontrollojë të gjithë opozitën me çdo mjet. Që vendi të ketë një opozitë false. Prandaj ne duhet të luftojmë. Vendin ka nevojë për opozitën, nëse nuk e pëlqen ai apo jo, vendi ka nevojë për një zë që flet kundër kësaj diktature të bandave”, shprehet Berisha.

Share it :